Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Njoftim pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E martë, 23 Maj 2017 08:50

Në datën 26 maj 2017, në orën 17:00, në sallën AUDITORIUM të Bibliotekës Kombëtare, do të promovohet numri i dytë për vitin 2017, i revistës së mirënjohur shkencore franceze, "Ethnologie française", kushtuar etnologjisë bashkëkohore shqiptare. I pranishëm do të jetë, Gilles de Rapper, etnolog francez, redaktor si dhe kontribues në këtë numër.

Modifikimi i fundit E martë, 23 Maj 2017 08:58
Lexo me shume...
 
Thirrje pë konferencë pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 13 Prill 2017 13:25

Shkolla doktorale e Studimeve Letrare, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushën e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në letërsi.

Konferenca shkencore me temë: “STUDIMET LETRARE NË PROCES: TEZA, PROJEKTE, IDE DHE REZULTATE”, III, do të zhvillohet në dy panele: në njërin, studiuesit dhe studentët e shkollave doktorale mund të paraqesin arritje të studimeve të tyre në proces. Konferenca do të zhvillohet në muajin qershor (nga data 26-30).

Modifikimi i fundit E enjte, 13 Prill 2017 13:33
Lexo me shume...
 
Konferencë shkencore pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E premte, 20 Janar 2017 10:42

Instituti i Arkeologjisë, pjesë e QSA-së, në datat 30-31 janar 2017 organizon konferencën ndërkombëtare me titull "Risi Arkeologjike në Trevat Shqiptare" në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, Tiranë.

Kjo konferencë do të zhvillohet në sallën "Aleks Buda", pranë Akademisë së Shkencave. Me datë 30 janar konferenca fillon në orën 9:30, ndërsa më datë 31 janar në orën 9:00. Për ftesën dhe programin klikoni këtu

 

Modifikimi i fundit E premte, 20 Janar 2017 10:55
 
FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË “KËRKIME GJUHËSORE” VI pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E henë, 10 Prill 2017 14:04

Është viti i gjashtë që Shkolla doktorale e gjuhësisë, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushën e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në gjuhësi, që zhvillohet në muajin korrik (në një nga datat, prej 10-14). Edhe këtë vit është planifikuar të mbahet Konferenca ndërkombëtare me të njëjtin format: Kërkime gjuhësore.

Modifikimi i fundit E martë, 23 Maj 2017 08:58
Lexo me shume...
 
Ditët e Albanologjisë pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E premte, 09 Dhjetor 2016 08:31
Qendra e Studimeve Albanologjike organizon edicionin e VII të veprimtarive "Ditët e Albanologjisë". Këto veprimtari pasqyruese të punës sonë vjetore do të zhvillohen kryesisht në datat 12 dhe 13 dhjetor 2016 në sallën “Aleks Buda” dhe atë të Bibliotekës, pranë Akademisë së Shkencave, duke filluar që nga ora 10.00.
Me datën 12 dhjetor do të organizohet promovimi i botimeve të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit dhe ai i botimeve të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë. Me datë 13 dhjetor vijojnë me promovimet e botimeve të tyre Instituti i Arkeologjisë dhe ai i Historisë.
Modifikimi i fundit E martë, 23 Maj 2017 08:59
Lexo me shume...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>

Faqe 1 nga 11