Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Fjalori Elektronik i Gjuhës Shqipe pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E premte, 23 Nentor 2012 11:04
Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, publikut shqiptar do t’i jepet kënaqësia të zbulojë Fjalorin Elektronik të Gjuhës Shqipe, fryt i bashkëpunimit mes Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe shoqërisë Terminal Albania.
Në konferencën për shtyp, që do të mbahet ditën e shtunë, datë 24 nëntor, ora 17.00, në ambientet e Qendrës së Studimeve Albanologjike, do të bëhen paraqitja dhe certifikimi zyrtar i Fjalorit, në prani të medieve.
Modifikimi i fundit E martë, 27 Nentor 2012 21:04
 
100 Vjet Pavarësi pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 22 Nentor 2012 13:48
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Instituti i Historisë organizon Konferencën Ndërkombëtare "100 Vjet Pavarësi" në datat 26-27 nëntor, 2012 në sallat e Hotel Tirana Internacional-it. Studiues dhe historianë shqipëtarë nga brenda dhe jashtë kufijve politikë, si dhe të huaj, të ardhur nga SHBA-ja, Anglia, Austria, Hungaria, Turqia, Bullgaria, etj. do të hedhin dritë mbi të vërtetat historike të periudhës para dhe pas Pavarësisë së shtetit shqiptar
Modifikimi i fundit E mërkurë, 23 Janar 2013 09:31
Lexo me shume...
 
Projekti Orikumit pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 31 Tetor 2012 08:55

 PROJEKTI ORIKUMIT

Orikumi është një nga sitet më të rëndësishme të bregdetit Adriatik, qoftë nga pikëpamja historike, arkeologjike ashtu dhe nga ajo natyrore. Ky sit është i mirë dokumentuar nga burimet historike. Hekateu i Miletit (IF 106) dhe Herodoti (IX 93) e përmendin Orikun si një port të rëndësishëm të cilin ata e vendosin në bregdetin Adriatik të Epirit. Sipas Pseudo-Skymnit (435-443) qyteti bregdetar i Orikut u themelua nge Eubeasit, të cilët duke u kthyer në shtëpi nga Troja

Modifikimi i fundit E enjte, 22 Nentor 2012 15:10
Lexo me shume...
 
Projekti Shkodra pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 22 Nentor 2012 12:52

PROJEKTI SHKODRA

Projekti Arkeologjik Shkodra është një projekt që ka për qëllim gërmimin dhe studimin e qytetit antik. Projekti është një bashkëpunim i Institutit Arkeologjik përfaqësuar nga Dr. Saimir Shpuza dhe i Universitetit të Varshavës përfaqësuar nga Prof. Piotr Dyczek. Duke qenë se bëhet fjalë për një nga sitet me trashëgiminë kulurore dhe historike më të rëndësishmë në Shqipëri dhe në Ballkan, ky projekt shpreson që të japë një kontribut të rëndësishëm për një njohje sa më të mirë të Shkodrës së lashtë (fig. 1).

Qyteti i Shkodrës ka luajtur një rol kryesor përgjatë të gjithë historisë. Që në periudhat prehistorike në këtë zonë ekzistonin site të rëndësishme të vendosura në kryqëzimet e rrugëve tokësore dhe ujore. Kulmi i qytetit arrin në periudhën ilire, kur Shkodra bëhet kryeqendra e Mbretërisë. Një fortifikim u ngrit në majë të kodrës dhe në rrëzë të saj, pranë lumit Drin, ku dhe u ndërtua më pas qyteti. Ky qytet luajti rol të rëndësishëm edhe gjatë fundit të mbretërisë ilire, kur në Shkodër u zhvilluan dhe aksionet e fundit ushtarake të luftërave iliro-romake.

Modifikimi i fundit E enjte, 11 Prill 2013 08:34
Lexo me shume...
 
Durrësi në Antikitetin e Vonë: Kërkime arkeologjike në qendrën urbane pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E martë, 23 Tetor 2012 12:33

 DURRESI NE ANTIKITETIN E VONE: KERKIME ARKEOLOGJIKE NE QENDREN URBANE

Projekti "Durrësi në Antikitetin e Vonë" është një propozim i miratuar nga Këshilli shkencor i Institutit të Arkeologjisë në Maj të vitit 2012. Përmes gërmimeve sistematike arkeologjike dhe studimit të kulturës materiale, ky projekt synon kërkimin dhe studimin e detajuar të ndryshimeve urbane si edhe social-kulturore dhe ekonomike të Dyrrachium-it në kontekstin shumë kompleks të periudhës romake të vonë dhe bizantine të hershme.

Modifikimi i fundit E martë, 23 Tetor 2012 12:43
Lexo me shume...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>

Faqe 9 nga 11