Master pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   

Qendra e Studimeve Albanologjike hapi programet e studimeve të ciklit të dytë për herë të parë në vitin akademik 2009-2010, i emërtuar MND (Master i Nivelit të Dytë), në këto fusha studimi:

  • Gjuhë shqipe me koordinator shkencor Prof. Dr. Valter Memisha,
  • Studime letrare me koordinatore shkencore Prof. Dr. Laura Smaqi, 
  • Etnologji dhe folklor me koordinatore shkencore Prof. Dr. Miaser Dibra, 
  • Arkeologji me koordinator shkencor Prof. Dr. Luan Përzhita, 
  • Histori Moderne e Shqipërisë me koordinator shkencor Akademik. Beqir Meta. 

 

Viti akademik 2009-2010, Master i Nivelit të Dytë

Në programin e studimit “Gjuhë shqipe” janë regjistruar 12 kandidatë, prej të cilëve nuk ka asnjë kandidat nga trojet shqiptare. Të gjithë studentët e regjistruar në këtë vit akademik, për këtë program studimi, e kanë mbrojtur mikrotezën.

Në programin e studimit “Studime letrare” janë regjistruar 15 kandidatë, prej të cilëve nuk ka asnjë kandidat nga trojet shqiptare. Të gjithë studentët e regjistruar në këtë vit akademik, për këtë program studimi, e kanë mbrojtur mikrotezën.

Në programin e studimit “Etnologji dhe folklor” janë regjistruar 15 kandidatë, prej të cilëve 1 kandidat është nga trojet shqiptare. Nga të cilët 13 studentë e kanë mbrojtur mikrotezën, 1 kandidat është në proces, ndërsa 1 kandidat është përjashtuar.

Në programin e studimit “Arkeologji” janë regjistruar 9 kandidatë, prej të cilëve 5 kandidatë janë nga trojet shqiptare.  Nga të cilët 7 studentë e kanë mbrojtur mikrotezën, ndërsa 2 kandidatë janë përjashtuar.

Në programin e studimit “Historia Moderne e Shqipërisë” janë regjistruar 14, prej të cilëve nuk ka asnjë kandidat nga trojet shqiptare. 13 studentët e regjistruar në këtë vit akademik, për këtë program studimi, e kanë mbrojtur mikrotezën, ndërsa 1 kandidat është përjashtuar. 

 

Viti akademik 2010-2011, Master i Shkencave

  • Gjuhë shqipe me koordinator shkencor Prof. Dr. Valter Memisha, 
  • Studime letrare me koordinatore shkencore Prof. Dr. Laura Smaqi, 
  • Etnologji dhe folklor me koordinatore Prof. Dr. Miaser Dibra,
  • Arkeologji me koordinator shkencor Prof. Dr. Luan Përzhita, 
  • Histori Moderne e Shqipërisë me koordinator shkencor Akademik. Beqir Meta. 

 

Viti akademik 2010-2011,  Master i Shkencave 

Në programin e studimit “Gjuhë shqipe” janë regjistruar 18 kandidatë, prej të cilëve nuk ka asnjë kandidat nga trojet shqiptare. 15 studentët e regjistruar në këtë vit akademik, për këtë program studimi, e kanë mbrojtur mikrotezën, 1 kandidat është në proces, ndërsa 2 kandidatë janë përjashtuar.

Në programin e studimit “Studime letrare” janë regjistruar 10 kandidatë, prej të cilëve 1 kandidat është nga trojet shqiptare, 3 studentët e regjistruar në këtë vit akademik, për këtë program studimi, e kanë mbrojtur mikrotezën, 7 kandidatë janë në proces, të përjashtuar nuk kemi asnjë kandidat.

Në programin e studimit “Etnologji dhe folklor” janë regjistruar 20 kandidatë, prej të cilëve 9 kandidatë janë nga trojet shqiptare. 12 studentët e regjistruar në këtë vit akademik, për këtë program studimi, e kanë mbrojtur mikrotezën, 6 kandidatë janë në proces, ndërsa 2 kandidatë janë të përjashtuar.

Në programin e studimit “Historia Moderne e Shqipërisë” janë regjistruar 9 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 1 kandidat e ka mbrojtur mikrotezën, 7 kandidatë janë në proces, ndërsa 1 kandidat është përjashtuar.

Në programin e studimit “Arkeologji” nuk ka pasur asnjë kandidat të regjistruar për këtë vit akademik. 

Viti akademik 2011-2012 Masteri i Shkencave

Në programin e studimit “Gjuhë shqipe” janë regjistruar 18 kandidatë, prej të cilëve 1 kandidat është nga trojet shqiptare, 12 kandidatë janë diplomuar, 4 kandidatë janë në proces, ndërsa 2 kandidatë janë përjashtuar.

Në programin e studimit “Studime letrare” janë regjistruar 12 kandidatë, prej të cilëve nga trojet shqiptare nuk ka asnjë kandidat, 4 kandidatë e kanë mbrojtur mikrotezën, 3 kandidatë janë në proces, ndërsa 5 kandidatë janë të përjashtuar.

Në programin e studimit “Etnologji dhe folklor” janë regjistruar 14 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet, 4 kandidatë e kanë mbrojtur mikrotezën, 8 kandidatë janë në proces, ndërsa 2 kandidatë janë përjashtuar.

Në programin e studimit “Arkeologji” janë regjistruar 6 studentë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 2 kandidatë janë në proces, 4 kandidatë e kanë mbrojtur mikrotezën.

Në programin e studimit “Historia Moderne e Shqipërisë” janë regjistruar 13 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 6 kandidatë e kanë mbrojtur mokrotezën, në proces janë 3 kandidatë, ndërsa 4 kandidatë janë përjashtuar. 

 

Viti akademik 2012-2013 Masteri i Shkencave

Në programin e studimit “Gjuhë shqipe” janë regjistruar 15 kandidatë, prej të cilëve 2 janë nga trojet shqiptare, 12 kandidatë kanë mbrojtur mikrotezën, 2 kandidatë janë në proces, ndërsa 1 kandidat është përjashtuar.

Në programin e studimit “Studime letrare” janë regjistruar 11 kandidatë, prej të cilëve nuk kemi asnjë nga trojet shqiptare, 2 kandidatë e kanë mbrojtur mikrotezën, 8 kandidatë janë në proces, ndërsa 1 kandidat është përjashtuar.

Në programin e studimit “Etnologji dhe folklor” janë regjistruar 15 kandidatë, prej të cilëve 8 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 3 kandidatë e kanë mbrojtur mikrotezën, 9 kandidatë janë në proces, kurse 3 kandidatë janë përjashtuar.

Në programin e studimit “Historia Moderne e Shqipërisë” nuk ka pasur asnjë të regjistruar.

Në programin e studimit “Arkeologji” janë regjistruar 7 kandidatë, prej të cilëve 3 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 4 kandidatë janë në proces, kurse 3 kandidatë janë të përjashtuar.  

 

Viti akademik 2013-2014 

Në programin e studimit “Etnologji dhe folklor” janë të regjistruar 12 kandidatë, prej të cilëve 2 kandidatë janë nga trojet shqiptare, 2 kandidatë e kanë mbrojtur mikrotezën, 5 kandidatë janë në proces, kurse 5 kandidatë janë të përjashtuar.

 

SHËNIM: NGA VITI AKADEMIK 2009-2010 DERI NË VITIN AKADEMIK 2013-2014 KEMI PASUR TË REGJISTRUAR GJITHSEJ 245 STUDENTË, 140 STUDENTË E KANË MBROJTUR MIKROTEZËN, NGA TË CILËT 20 JANË NGA TROJET SHQIPTARE, KURSE 70 STUDENTË JANË NË PROCES.

Modifikimi i fundit E premte, 18 Nentor 2016 12:07