Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Biblioteka e Institutit të Historisë dhe Gjuhë- Letërsisë pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 03 Tetor 2012 10:42

BIBLIOTEKA E INSTITUTIT TE HISTORISE

Biblioteka albanologjike e Institutit të Historisë dhe Gjuhë-Letërsisë (BIHGJL) është krijuar në vitin 1967 me një fond të trashëguar nga Instituti i Shkencave. Më pas ajo u pasurua me libra të dhuruar, me shkëmbim midis institucioneve dhe me blerje. Që nga krijimi i saj e deri në vitin 2008 pasurimi i bibliotekës është bërë nga Biblioteka Qendrore e Akademisë së Shkencave. Nga viti 2008 e këtej biblioteka është pasuruar kryesisht nga dhurimet. 

Sot në librin e inventarit janë të regjistruar rreth 61000 libra dhe 10000 koleksione. Fondi i bibliotekës përbëhet nga libra e periodikë të fushës albanologjike (shqip, gjuhë huaj). Kemi dhe një fond të veçantë me antikuare që i përkasin shek. XV-XIX. Janë libra origjinalë si: “Çeta e Profetëve” e Pjetër Bogdanit, viti 1685; “Doktrina e Krishterë” e Pjetër Budit, viti 1884, etj.

Në ndihmë të lexuesit kemi një aparat të gjerë informativ (skedarë) të përgjithshëm dhe të specifikuar. Në skedarë është i pasqyruar i gjithë fondi i bibliotekës, artikuj të veçantë nga revistat dhe gazetat.

Ka filluar të bëhet dixhitalizimi i skedarëve. Janë hedhur në kompjuter 6000 tituj librash dhe rreth 12000 artikuj (revista, gazeta).

Modifikimi i fundit E mërkurë, 10 Shtator 2014 08:26
 

Kush është online?

Kemi 20 vizitorë online