Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Arkivi Audio-Vizual pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E henë, 08 Tetor 2012 11:41

 ARKIVI AUDIO-VIZUAL

 

Arkivi i muzikës dhe i koreografisë në IAKSA disponon rreth 35.000 njësi folklorike me 3000 orë regjistrime zanore, të mbledhura gjatë ekspeditave në të gjitha krahinat e vendit dhe kudo ka shqiptarë, si dhe nga festivalet e ndryshme folklorike kombëtare dhe tipologjike. Materialet e kinofilmotekës përmbajnë rreth 2000 njësi folklorike të konservuara në celuloid 16mm, dhe rreth 60.000 m. linear film 16mm me ngjyra dhe bardhë e zi, shoqëruar me pistën magnetike të zërit. I gjithë materiali i figurës është dixhitalizuar falë bashkëpunimit të QSA-së me Arkivin Qendror të Filmit. 

Në muajt në vazhdim do të bëhet sinkronizimi i kësaj figure me zërin, projekt që synon të mbyllet në vitin e ardhshëm. Falë bashkëpunimit me Fonogramarkivin e Vjenës, në janar të vitit 2006 filloi zbatimi i projektit për dixhitalizimin e Arkivit Audiovizual, me financim nga Agjensia Austriake për Zhvillim. Në kuadrin e këtij projekti është ndërtuar tashmë një infrastrukturë dixhitale, sipas modelit vjenez, duke ruajtur dhe organizuar kështu një pasuri të madhe të materialeve audio të muzikës popullore shqiptare. Materiali ruhet në server si dhe në shirit kompjuterik në tri kopje:

  1. Një kopje në fonogramarkivin e Vjenës
  2. Një kopje në Drejtorinë e QSA-së
  3. Një kopje në Arkivin e IAKSA-s 

Ky material dixhital me mundësitë e reja lehtëson shfrytëzimin e këtij arkivi nga punonjësit e brendshëm dhe të jashtëm. Gjithashtu Arkivi zotëron edhe dy kopje me shirit magnetik që i nënshtrohen procesit të mirëmbajtjes. Pozitivja e këtij arkivi është se çdo njësi folklorike ka dhe transkriptimin e tekstit.

Me vendim të Senatit Akademik pranë QSA-së çdo individ gëzon të drejtën t'i drejtohet këtij Arkivi për shfrytëzim materialesh të ndryshme audio ose video kundrejt një pagese sipas rregullores së Institutit të Antropologjisë, Kulturës dhe Studimeve të Artit. 

Modifikimi i fundit E henë, 08 Tetor 2012 12:22
 

Kush është online?

Kemi 22 vizitorë online