Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Durrësi në Antikitetin e Vonë: Kërkime arkeologjike në qendrën urbane pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E martë, 23 Tetor 2012 12:33

 DURRESI NE ANTIKITETIN E VONE: KERKIME ARKEOLOGJIKE NE QENDREN URBANE

Projekti "Durrësi në Antikitetin e Vonë" është një propozim i miratuar nga Këshilli shkencor i Institutit të Arkeologjisë në Maj të vitit 2012. Përmes gërmimeve sistematike arkeologjike dhe studimit të kulturës materiale, ky projekt synon kërkimin dhe studimin e detajuar të ndryshimeve urbane si edhe social-kulturore dhe ekonomike të Dyrrachium-it në kontekstin shumë kompleks të periudhës romake të vonë dhe bizantine të hershme.

Duke u nisur nga roli dhe funksionimi i sitemit të fortifikimit në konturimin urban të qendrave antike si edhe duke konsideruar rrezikun e ndërhyrjeve klandestine, operacioni i sivjetëm u përqëndrua në linjën veriore të murit rrethues të Durrësit antik të vonë. 

Figura 2Figura 1

Objekt i kërkimit ishte gërmimi i një pjese të stratigrafisë së depozituar në koridorin hyrës të kullës trekëndore, të zbuluar përmes gërmimeve të emergjencës në vitin 2007 (Fig.1)

Gërmimi i kësaj pjese të sistemit të fortifikimit bëri të mundur dokumentimin e një sekuence stratigrafike prej gjashtë depozitimesh (Fig 2)

Identifikimi i proçesit të formimit të këtyre depozitimeve ka mundësuar përcaktimin e të paktën dy fazave të ndryshme të përdorimit të kullës në funksion të sistemit të fortifikimit. Depozitimet 1 dhe 3 ( Fig. 2) lidhen me dy nivele dyshemeje, të ndryshme nga mënyra e realizimit si edhe në pikpamje kronologjike. Depozitimi 2, duket të jetë një mbushje për të ngritur nivelin dhe krijuar bazamentin e nivelit më të vonë të dyshemesë së koridorit hyrës për në kullë. Depozitimet e tjera lidhen me proçese braktisje (4, 6) si dhe prishje të strukturave të kullës (5). Elementet e ruajtura strukturore të kullës flasin për një fazë të vetme ndërtimore (Fig. 3),

Figura 3ç'rregullt të lidhur me llaç. Në ndryshim nga teknika e ndërtimit të pjesës juperëndimore të murit rrethues, këtu, lidhja e tullave me shtresën e llaçit është realizuar me fugaturë të punuar në sipërfaqen e tullës. Përveç kësaj, kjo rezulton të jetë e vetmja kullë e identifikuar, trekëndore e sistemit të fortifikimit. 

Figura 4

Simbolet kristiane të identifikuara në materialin e ndërtimit (Fig. 4) ndihmojnë përcaktimin e përafërt kronologjik, të kësaj pjese të sistemit të fortifikimit, në periudhën e vonë romake. 

 

Modifikimi i fundit E martë, 23 Tetor 2012 12:43
 

Kush është online?

Kemi 26 vizitorë online