Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Projekti Shkodra pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 22 Nentor 2012 12:52

PROJEKTI SHKODRA

Projekti Arkeologjik Shkodra është një projekt që ka për qëllim gërmimin dhe studimin e qytetit antik. Projekti është një bashkëpunim i Institutit Arkeologjik përfaqësuar nga Dr. Saimir Shpuza dhe i Universitetit të Varshavës përfaqësuar nga Prof. Piotr Dyczek. Duke qenë se bëhet fjalë për një nga sitet me trashëgiminë kulurore dhe historike më të rëndësishmë në Shqipëri dhe në Ballkan, ky projekt shpreson që të japë një kontribut të rëndësishëm për një njohje sa më të mirë të Shkodrës së lashtë (fig. 1).

Qyteti i Shkodrës ka luajtur një rol kryesor përgjatë të gjithë historisë. Që në periudhat prehistorike në këtë zonë ekzistonin site të rëndësishme të vendosura në kryqëzimet e rrugëve tokësore dhe ujore. Kulmi i qytetit arrin në periudhën ilire, kur Shkodra bëhet kryeqendra e Mbretërisë. Një fortifikim u ngrit në majë të kodrës dhe në rrëzë të saj, pranë lumit Drin, ku dhe u ndërtua më pas qyteti. Ky qytet luajti rol të rëndësishëm edhe gjatë fundit të mbretërisë ilire, kur në Shkodër u zhvilluan dhe aksionet e fundit ushtarake të luftërave iliro-romake.

Ky rol historik i Shkodrës, lidhjet e sam me botën greke e romake, si dhe pozicioni i saj gjeografik, e rrethuar me fusha pjellore, nga lumenj dhe pranë detit, bënë që të instalohej një koloni romake. Krijimi i kësaj kolonie, që administrativisht bënte pjesë në provincën e Dalmacisë, mes Durrësit dhe Dokleas, plotësoi në një farë mënyre rrjetin e kolonive romake të Adriatikut lindor.

                                         

                                          Fig. 1. Pamje e përgjithshme e kodrës së kalasë Rozafa 

Gjatë sundimit të Dioklecianit qytetit të Shkodrës i rritet akoma më shumë rëndësia duke u bërë qendër e provincës së sapokrijuar të Prevalisit. Si rrjedhojë e këtij roli administrativ që merr Shkodra ajo shndërrohet edhe në një qendër të rëndësishme politike dhe ekonomike. Paralelisht provinca e Prevalisit luan edhe një rol të rëndësishëm ushtarak duke qenë se ishte një provincë kufitare dhe i duhet t'u bënte ballë dyndjeve të gotëve dhe sllavëve.

Gërmimet shqiptaro-polake që filluan në vitin 2011 janë fokusuar si në qytetin e sipërm edhe në atë të poshtmin. Në qytetin e poshtëm me gjithë problemet që krijojnë ndërtimet moderne si dhe niveli i lartë i ujit janë arritur të bëhen disa zbulime të rëndësishme. Një prej tyre është një ndërtesë romake e cila nga larmia e gjetjeve (mermer, fragmente arkitektonike, stuko dhe afreske) duket se duhet të ketë qenë shumë luksoze (fig. 2).

                                         

                                              Fig. 2. Pamje nga gërmimet në qytetin e poshtëm

Gjithashtu janë identifikuar dhe dy nekropole, njëri i takon periudhës antike të vonë që gjendet pranë murit rrethues të antikitetit të vonë dhe tjetri shekullit të XIV dhe gjendet pranë Xhamisë së Plumbit (fig. 3). Gjithashtu nga këto gërmime është zbuluar dhe një rrugë e periudhës osmane (fig. 4).

 



Modifikimi i fundit E enjte, 11 Prill 2013 08:34
 

Kush është online?

Kemi 25 vizitorë online