Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

100 Vjet Pavarësi pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 22 Nentor 2012 13:48
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Instituti i Historisë organizon Konferencën Ndërkombëtare "100 Vjet Pavarësi" në datat 26-27 nëntor, 2012 në sallat e Hotel Tirana Internacional-it. Studiues dhe historianë shqipëtarë nga brenda dhe jashtë kufijve politikë, si dhe të huaj, të ardhur nga SHBA-ja, Anglia, Austria, Hungaria, Turqia, Bullgaria, etj. do të hedhin dritë mbi të vërtetat historike të periudhës para dhe pas Pavarësisë së shtetit shqiptar
në bazë të dokumentave të ndryshme. Shtrirja e temave që do të trajtohen kap edhe këndvështrimet e kancelarive dhe qeverive të huaja ndaj çështjes shqiptare dhe shtetit shqiptar. 
Dilemat e diplomacisë ndërkombëtare dhe përpjekjet e shoqatave të ndryshme për emancipimin shoqëror edhe pas shpalljes së Pavarësisë, kërkesat për bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, fati i shqipëtarëve të dëbuar nga Kosova në Turqi, çështja e Camërisë, të gjitha këto tema do të gjejnë hapësirë në këtë konferencë dyditore. Figura të shquara si ajo e Ismail Qemal bej Vlorës, e Lef Nosit, Mit'hat Frashërit etj. do të shpërfaqen me përmasat e tyre faktike historike. Në fund të seancave me kumtesa do të ketë edhe diskutime. Rrahja e mendimeve në këtë konferencë do të rreket të sjellë identitetin shqiptar në çdo aspekt. Për të parë programin e konferencës klikoni këtu.
Modifikimi i fundit E mërkurë, 23 Janar 2013 09:31
 

Kush është online?

Kemi 28 vizitorë online