Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Grant i Ambasadës Amerikane për Qendrën e Studimeve Albanologjike pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E shtunë, 19 Janar 2013 17:53

 GRANT I AMBASADES AMERIKANE PER QENDREN E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP), i cili mbështet mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të prekshme dhe të paprekshme, në mbi 100 vende në zhvillim në të gjithë botën, këtë vit u akordua për Qendrën e Studimeve Albanologjike. 
Granti me vlerë prej 103 000 dollarësh, që u firmos nga Ambasadori Arvizu më datë 15.01.2013, konsiston në rikonstruksionin dhe modernizimin e ambienteve ku ruhen objektet arkeologjike të QSA-së. Qendra e Studimeve Albanologjike, si dhe ICOM Shqipëria, iniciator dhe palë në projekt, gjejnë rastin të falënderojnë në mënyrë shumë të përzemërt Ambasadën Amerikane për mbështetjen financiare për realizimin e këtij projekti, si dhe mbështetjen e vijueshme ndër vite për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Projekti mbi rikonstruksionin e Fondeve Arkeologjike të QSA-së

Koleksioni arkeologjik i QSA-së numëron rreth 18 000 objekte, 16 000 prej të cilave janë në ruajtje në fondet e muzeut, kurse mbi 2 000 objekte janë të ekspozuara në ambientet e muzeut arkeologjik. Koleksioni arkeologjik, rezultat i një pune rreth 80-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe të huaj, është nga më të pasurit në vendin tonë, duke përfshirë objekte që vijnë nga të tëra vendbanimet arkeologjike në Shqipëri, të cilat datojnë në një hark kohor nga Prehistoria deri në Mesjetë, disa prej tyre me vlera unikale botërore. Rëndësia kulturore qëndron në vlerat e tij: autentike, simbolike dhe estetike, gjithashtu dhe për faktin që përdoret për: studime kërkimore, vlerësimin e traditave kulturore dhe pajisjen me një ndjenjë krenarie dhe edukative mbi trashëgiminë arkeologjike. Objektet arkeologjike janë një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore, e cila është e brishtë dhe e parinovueshme. Një ndër detyrimet tona kryesore mbetet ruajtja dhe mbrojtja e këtyre objekteve në mënyrën më të mirë të mundshme, për t’u siguruar jetëgjatësi, duke nënvizuar në këtë mënyrë vlerësimin e tyre nga pikëpamja e rëndësisë arkeologjike, studimin shkencor dhe në të njëjtën kohë ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë arkeologjike. Kjo, pasi ne si arkeologë dhe ruajtës të këtij koleksioni e konsiderojmë mbrojten e tij, jo vetëm si punën tonë parësore, por dhe si një obligim ndaj publikut, i cili është pronari i tij i ligjshëm. Kujdesi për objektet arkeologjike është një punë e gjatë dhe e vazhdueshme e që ka për qëllim ruajtjen e tyre në një gjendje konstante, pasi objektet janë subjekt dëmtimi i agjentëve të ndryshëm që ndikojnë në kushtet e tyre fizike. Por ndërkohë koleksionet arkeologjike mund të dëmtohen edhe nga faktorë të ndryshëm njerëzorë dhe natyrorë, siç është dhe rasti i koleksionit në fjalë, ku jetëgjatësia e tij vihet në pikëpyetje nga kushtet e këqija të depozitimit të objekteve. Ndaj ky projekt, i ndërmarrë nga QSA-ja në bashkëpunim me ICOM Shqipëria dhe i mbështetur financiarisht nga Ambasada Amerikane nëpërmjet fondit AFCP, do të përqendrohet në një rikonstruksion total të ndërtesës së fondeve dhe një ridepozitim të materialit, për t’i kthyer këto ambiente në një vend depozitimi me parametrat e duhur, sipas standarteve muzeologjike botërore, për ruajtjen e objekteve arkeologjike.

Modifikimi i fundit E henë, 27 Maj 2013 07:43
 

Kush është online?

Kemi 29 vizitorë online