Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë pdf Shtyp Email
Arkeologji
Shkruar nga Administrator   
E henë, 28 Janar 2013 12:44

Adresa: Sheshi “Nënë Tereza” Nr. 3, Tiranë

tel/fax.: +355 42 240 713

e-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript per ta pare.

      Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript per ta pare.

Orari: 9,00 - 15,00 Hënë-Enjte. 9,00 – 13,00 Premte.

BIA është një nga bibliotekat publike të Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe ka për qëllim të mbështesë veprimtarinë kërkimore të Institutit të Arkeologjisë duke vënë trashëgiminë e saj dhe shërbimet e saj bibliografike në dispozicion të stafit kërkues, mësimdhënës, studentëve dhe më gjerë. Është e vetmja bibliotekë e specializuar në arkeologji në nivel kombëtar. Për studiuesit jo antarë të IA, qasja në bibliotekë mund të kryhet pasi individi është paisur me letër prezantimi.

Lindja e BIA është e lidhur me Sektorin e Arkeologjisë (Arkivën dhe Muzeun Arkeologjik). Në vitet 1947 - 1948 merr formë muzeu Arkeologjik – Etnografik, dhe në të njëjtën kohë krijohet edhe biblioteka. Ndër vite Biblioteka është rritur me blerjet, dhuratat dhe shkëmbimet me institucionet kulturore, si dhe studiues individualë. Aktualisht biblioteka numëron një numër të konsiderueshëm titujsh, duke përfshirë monografi, revista, seri enciklopedike etj. Për tu përmendur janë revista Iliria, botim i Institututit të Arkeologjisë Tiranë dhe revista Monumentet botim i Institutit të Monumenteve të Kulturës të Shqipërisë. Biblioteka ofron këto shërbime:

  • Konsultim në sallë për përdoruesit e brendshme dhe të jashtëm. 
  • Huazimi është i kufizuar vetëm për stafin e brendshëm.  
  • Fotokopje të materialeve

Dokumente Rregullore e brendëshme (Kliko këtu).

Formular tip per konsultimin e BIA (Kliko këtu).

Formular tip per dhurimin e librave (Kliko këtu).

Modifikimi i fundit E enjte, 13 Prill 2017 07:43