Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Konferencë Shkencore pdf Shtyp Email
Gjuhe Letersi
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 02 Tetor 2013 11:14
Me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së gjuhëtarit Spiro Floqi (1920-1983), Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, QSA, Tiranë, organizon më 4 tetor 2013, në sallën e Akademisë së Shkencave, një konferencë kushtuar kontributit të tij shkencor. Spiro Floqi është figurë e njohur e gjuhësisë shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX, me kontribute të shumta sidomos në fushë të dialektologjisë e të sintaksës. Të gjithë veprimtarinë e tij shkencore (1954-1983) ai e ka ushtruar në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë, ku ka qenë për disa kohë edhe përgjegjës i sektorit të dialektologjisë. Fillimet e veprimtarisë së tij i ka në fushën e dialektologjisë dhe ka kontribuar me hartimin e një pyetësori dialektologjik të shqipes (1956) dhe me një monografi për të folmen e Dangëllisë (1958). Por fusha themelore e studimeve të Spiro Floqit është sintaksa e shqipes. Në këtë fushë ai ka dhënë ndihmesa të rëndësishme me monografi për çështje të sintaksës së fjalisë e të periudhës, studime për rendin e fjalive në periudhë, për rendin e fjalëve dhe gjymtyrëzimin aktual në fjali, për modelet e fjalisë, për çështje të teorisë së togfjalëshit etj., në të cilat ka dhënë ide dhe pikëpamje të reja.Për më shumë kliko këtu.
Modifikimi i fundit E mërkurë, 10 Shtator 2014 08:45
 

Kush është online?

Kemi 18 vizitorë online