Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Ftesë për pjesëmarrje në konferencë pdf Shtyp Email
Gjuhe Letersi
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 27 Mars 2014 09:30
Është viti i tretë që Shkolla doktorale e gjuhësisë, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushë e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në gjuhësi, që zhvillohet në muajin maj. Edhe këtë vit është planifikuar të mbahet Konferenca ndërkombëtare me të njëjtën problematikë: “Kërkime gjuhësore”. 
Ftesa zyrtare, së pari, u drejtohet personave që janë në procesin e përgatitjes së doktoraturës në fushën e gjuhës shqipe, jo vetëm pranë shkollës sonë, por edhe atyre që ndjekin këtë nivel shkolle në universitetet e tjera në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, sidomos atyre të trojeve shqiptare.
Gjithashtu, ftesa është e hapur edhe për gjithë personelin akademiko-shkencor në këto institucione. Aplikimi për pjesëmarrje bëhet brenda datës 5 maj 2014. Mandej komisioni organizator i Konferencës do të bëjë shqyrtimet e nevojshme dhe grupimet tematike të kumtimeve.
Konferenca do të jetë njëditore dhe çdo aplikues duhet të paguajë 5.000 lekë (të rinj) për pjesëmarrjen, shumë që do të përdoret për organizmin e veprimtarisë dhe botimin e kumtesave në një vëllim të veçantë.
Lutemi që përgjegjësit e Departamenteve të Universiteteve pranë të cilëve mbërrin ftesa, brenda mundësive të bëjnë lajmërimet e nevojshme.
Aplikuesit duhet të dërgojnë edhe një abstrakt të kumtesës dhe një jetëshkrim (Curriculum vitae) të shkurtër. CV ka vlerë për aplikuesit që ndjekin studimet doktorale.
Modifikimi i fundit E martë, 13 Maj 2014 11:28
 

Kush është online?

Kemi 35 vizitorë online