Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Përurimi i Fondeve Arkeologjike pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 30 Korrik 2014 07:17
Më datë 25.07.2014 u bë inaugurimi i ambienteve të Fondeve Arkeologjike të Institutit të Arkeologjisë, pranë QSA, rinovuar me mbështetjen e Fondit të Ambasadorëve të SHBA për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. Në inaugurim morën pjesë Ambasadori i SHBA Alexander A. Arvizu së bashku me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe atë të Arsimit Lindita Nikolla (kliko këtu për foto dhe video nga aktiviteti).
Në vitin 2012 Fondi i dha një grant Zyrës së Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve në Shqipëri për përmirësimin dhe rivitializimin e kushteve të ruajtjes së koleksionit arkeologjik. Ky koleksion përmban mbi 18.000 objekte, nga të cilat 16.000 ndodhen në ambientet e rikonstruktuara dhe rreth 2000 janë të ekspozuara në Muze. 
Është koleksioni më i pasur arkeologjik në vendin tonë, i grumbulluar nga një veprimtari kërkimore në gjithë Shqipërinë prej rreth shtatë dekadash nga arkeologjia shqiptare, që fillon pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk mungojnë në këtë koleksion edhe objekte të zbuluara që nga periudha e ngritjes së shtetit shqiptar në vitet ’20, nga misionet arkeologjike franceze e italiane në Apoloni, Butrint e Durrës. Në kuptimin kronologjik koleksioni përfshin periudha kohore që fillojnë nga guri i vjetër (Paleoliti) e deri në Mesjetën e Vonë.
Vlerat e mëdha e të pazëvendësueshme historike e kulturore që ka ky thesar për vendin tonë dhe kushtet e përkeqësuara e të amortizuara të ambienteve, (të vendosura këtu rreth 60 vjet më parë pa kryer asnjë rikonstruksion) të sistemit të drenazhimit, sistemit elektrik, sistemit të sigurisë (alarmi e vëzhgimi), përbënin një shqetësim në rritje për drejtuesit dhe arkeologët për të ruajtur e mbrojtur nga dëmtimet këtë trashëgimi. Përpjekjet për ta ndryshuar këtë gjendje nuk ishin të mundura për institucionin tonë. Në këto kushte, dhënia e fondit të Ambasadorit të SHBA (prej 103 mijë USD) dhe e QSA (40 mijë USD) për projektin e rikonstruksionit të ambienteve të fondeve arkeologjike, të aplikuar nga ICOM Albania, ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për të zgjidhur përfundimisht këtë problem emergjent për krijimin e mjediseve normale për ruajtjen e koleksionit të fondeve arkeologjike.
Modifikimi i fundit E mërkurë, 10 Shtator 2014 08:23
 

Kush është online?

Kemi 32 vizitorë online