Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Thirrje për pjesmarrje në konferencë pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E premte, 17 Tetor 2014 10:48

Viti 2014 shënon 50-vjetorin e revistës “Studime filologjike”, organ shkencor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Me këtë rast, më 23 dhjetor 2014, Instituti organizon Konferencën “50 vjet Studime filologjike”.

Konferenca ka si qëllim që të paraqesë dhe të sintetizojë rolin e dorës së parë të kësaj reviste në studimet shqiptare. Revista për 50 vjet rresht është bërë organ i shpalosjes së mendimit shkencor shqiptar në fushën e studimeve gjuhësore e të studimeve letrare, i pasqyrimit të kontributeve shkencore, i shkëmbimit të përvojave dhe të debatit shkencor. Revista “Studime filologjike” ka peshën e vet të pazëvendësueshme në profilizimin dhe konsolidimin e shkencës shqiptare. Në këta 50 vjet të jetës së saj revista fitoi prestigjin si organ i specializuar në studimet gjuhësore e letrare në mbarë hapësirën shqipfolëse.

 Në faqet e saj kanë zënë vend artikuj dhe studime të personaliteteve më të spikatura të albanologjisë vendase dhe asaj botërore, si A. Xhuvani, E. Çabej, S. Riza, Dh. Shuteriqi, Sh. Demiraj, M. Domi, A. Kostallari, J. Thomai, E. Likaj, K. Topalli, Gj. Shkurtaj, R. Qosja, I. Ajeti, B. Bokshi, R. Ismajli, F. Dado, J. Bulo, N. Jokl, H. Pedersen, M. Lamberc dhe të dhjetëra e dhjetëra studiuesve të tjerë, duke e prezantuar revistën denjësisht jo vetëm në botën shkencore shqiptare, por edhe në atë ndërkombëtare.

Në botën shqiptare dalin edhe organe të tjera shkencore që merren me studime albanologjike. Revista jonë synon të ruajë e të forcojë profilin dhe nivelin e arritur këta dhjetëvjeçarë. Përmes kësaj thirrjeje ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencë dhe të jepni kontributin tuaj, sipas specialitetit dhe fushës së studimeve.

Drejtues shkencorë: Prof. dr. V. Memisha, prof. dr. L. Buxheli, prof. dr. Sh. Sinani, prof. dr. L. Smaqi, prof. dr. A. Omari, prof. as. E. Kapia.

Konferenca është parashikuar të zhvillohet brenda një dite, në një seancë plenare. Kjo kushtëzon dhe numrin e pjesëmarrësve në këtë veprimtari, numër i cili mendohet të jetë rreth 15. Ne, si institucion, kemi lajmëruar personalitetet që kanë dhënë ndihmesë shkencore në faqet e kësaj reviste, duke iu drejtuar për pjesëmarrje, së pari, akademikëve, profesorëve dhe profesorëve të asociuar. Me këtë lajmërim, bëjmë me dije se jo kushdo mund të aplikojë për të kumtuar. Ndaj theksojmë se nga Komisioni organizues do të pranohen vetëm aplikimet e personaliteteve kontribuese në këtë organ. Koha e caktuar për secilin kumtues është deri në 10 minuta

Qendra e Studimeve Albanologjike nuk mbulon shpenzimet e akomodimit apo shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrësit.

Botimi i akteve të Konferencës: Qendra e Studimeve Albanologjike merr përsipër botimin e akteve të Konferencës në një numër të posaçëm të revistës “Studime filologjike”.

Kontakti: Komunikimi me organizatorët realizohet nëpërmjet adresës elektronike: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript per ta pare.

Modifikimi i fundit E premte, 17 Tetor 2014 11:07
 

Kush është online?

Kemi 36 vizitorë online