Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Ftesë për pjesmarrje në veprimtari shkencore pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E martë, 18 Nentor 2014 10:45

Departamenti i Folklorit do të oganizojë në një nga datat në javën e tretë të muajit dhjetor Simpoziumin Shkencor me temën bosht: “FOLKLORI DHE ARTET".  

Ftohen të marrin pjesë të gjithë punonjësit shkencorë të Departamentit dhe studentët e Shkollës Doktorale të Etnologjisë dhe Folklorit, temat e te cilëve janë nga fusha e Folklorit.

Dihet se lidhjet e folklorit me objektet studimore të disiplinave të ndryshme janë të shumanshme. Por në këtë veprimtari do të merren në shqyrtim vetëm lidhjet që ka pasur dhe ka folklori me llojet e tjera të arteve ndër shqiptarët. Duke qenë se folklori është një art i natyrës sinkretike, kuptohet se zanafilla e tij është mjaft e hershme, duke formuar për shqiptarët të parin dhe, për një kohë të gjatë, edhe të vetmin formacion artistik. Me zhvillimin e shoqërisë shqiptare, u krijuan edhe lloje të tjera të arteve të kultivuara, të cilat, jo vetëm fillimisht, patën një mbështetje në folklor, duke shfrytëzuar përvojën e tij estetike, temat dhe motivet, poetikën e tij.

Midis këtyre lidhjeve, marrëse – dhënëse, mund të shqyrtohen raportet e folklorit me letërsinë, muzikën, vallëzimin, pikturën, skulpturën. Natyrisht, këto lidhje janë më me përparësi, pasi pranohet se fillimisht ndër shqiptarë ka ekzistuar krijimtaria folklorike dhe më vonë kanë lindur artet e kultivuara. Natyrisht, siç është vënë në dukje nga studiues të ndryshëm, fillimisht folklori ka qenë një burim për to. Këto të fundit kanë huazuar tema, motive, figura etj., karakteristike të folklorit, natyrisht duke kuptuar me të prozën e poezinë, muzikën, vallet popullore. Dhe një dukuri e tillë ndodh deri në ditët tona. Por ka pasur edhe ndikime të arteve të kultivuara mbi krijimtarinë folklorike në periudha më të vona. Arsimimi i bartësve dhe krijuesve të folklorit ka shtyrë drejt njohjes së artit të kultivuar dhe, si rrjedhojë, ata kanë marrë elemente të ndryshme, karakteristike për artet e kultivuara dhe i kanë përfshirë gradualisht në artin folklorik. Për shkak të këtyre lidhjeve, në ditët e sotme një vend të rëndësishëm në studimet tona duhet të zënë edhe raportet midis folklorit dhe artit të kultivuar në përgjithësi. Ndaj organizohet kjo veprimtari, që secili pjesëmarrës të sjellë raportet midis folklorit dhe artit të kultivuar, në mënyrë specifike, sipas formimit të tij.

Të gjithë personat që dëshirojnë të marrin pjesë në Simpozium duhet që të dërgojnë pranë Departamentit një përmbledhje me rreth 250 fjalë të asaj që mendojnë se mund ta paraqesin si kumtesë, brenda datës 25 nëntor 2014. Deri më datën 30 nëntor do të miratohen temat e secilit.

Modifikimi i fundit E martë, 18 Nentor 2014 11:04
 

Kush është online?

Kemi 37 vizitorë online