Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Thirrje pë pjesëmarrje në Konferencën shkencore pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E martë, 18 Nentor 2014 10:53
Konferenca shkencore '“Etnografia e Shoqërisë Komplekse”: Shtigje drejtë Antropologjisë së Modernitetit’ kërkon të krijojë mundësinë e të mbledhurit së bashku të studiuesve dhe studentëve në lëmin e antropologjisë social-kulturore, për të diskutuar rreth sfidave të ndryshme teorike dhe metodologjike që ofron studimi etnografik në shoqërinë komplekse. Pavarësisht përdorimit të termave si shoqëri komplekse apo moderne, sërish ngelet shumë hapësirë për diskutim rreth domethënies dhe valencës së tyre si koncepte analitike. 
Sigurisht që koncepti i shoqërisë komplekse është i aplikueshëm edhe për shoqëritë tradicionale pasi në vetvete ato janë gjithashtu komplese. Por në rastin specifik orietimi i reflektimit tonë kërkon të analizojë dhe të thellohet mbi natyrat e proceseve e dinamikave kulturore dhe sociale që ndodhin në shoqëritë të cilat janë formatuar sipas kontureve të shteti-kombit.
Deri më tani në literaturën etnologjike shqiptare dominon ndarja në mes shoqërisë tradicionale dhe asaj bashkëkohore apo moderne. Madje dhe vetë profili i etnologjisë është parë i lidhur ngushtë me studimin e kulturës tradicionale, etnokulturës apo të historisë së kulturës kombëtare në përgjithësi. Ndërkaq duhet thenë se tashmë është krijuar një numër shkrimesh dhe botimesh kritike ndaj kësaj tradite apo përqasjeje. Kësisoj kjo konferencë kërkon të krijoj kontekstin e vijimit të këtij debati. Studiuesit dhe studentët e shkollës doktorale Etnologji-Folklor, ftohen për të parashtuar rezultatet e deritanishme në kërkime, pyetjet dhe dilemat e ndeshura gjatë studimeve të tyre. Kërkohet që dikutimet të reflektojnë rreth faktit se çfarë implikon etnografia e ushtruar në të tashmen pavarësisht faktit nëse studimet kanë si fokus hulumtimi traditën, historinë, kujtesën, apo përditshmërinë. Qëmtimet kritike të literaturës, qofshin ato parë si “fakte etnografike” apo si pikënisje për një analizë kritike të historisë së mendimit etnologjik shqiptar mund dhe duhet të jenë pjesë e reflektimin tonë sidomos në krijimin e përceptimeve mbi shoqërinë dhe kulturën. Prezantime mbi sfidat dhe dilemat e të studiuarit etnografik të shoqërisë në ditët e sotme, raportet në mes kërkimit etnografik dhe atij historik, reflektime kritike rreth raportit studiues kulturë, apo për kushtin e etnologjisë apo antropologjisë brenda dhe jashtë shoqërisë tënde janë veçse disa nga sfidat të cilat kjo konferencë kërkon të rrok gjatë zhvillimit të saj. Gjithashtu janë të mirëpritura të gjitha ato tema të cilat përpiqen të hapin shtigje të reja studimore në lëmin e etnografisë, etnologji/antropologjisë në Shqipëri dhe më gjerë.
Fjalë kyc: shoqëria komplekse, moderniteti, kultura, antropologjia/etnologjia në vendin tëndë, fakte etnografike.
 
KOMITETI SHKENCOR I KONFERENCËS: Prof. Dr. Afërdita Onuzi, Prof. Ass. Dr. Agim Bido, Prof. Ass. Dr. Nebi Bardhoshi, Dr. Armanda Kodra-Hysa, Dr. Olsi Lelaj, Ermela Broci.
 
Shënim: Dërgoni titullin e kumtesës dhe një abstrakt prej 200 fjalësh në adresën elektronike: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript per ta pare. (Dr. Olsi Lelaj). Afati i fundit për dërgimin e titullit dhe abstraktit është data 25/11/2014. Komisioni organizator i konferencës do të njoftojë me anë të një emaili përsonat e përzgjedhur brënda datës 01/12/2014. Konferenca do të mbahet me datat 18 & 19 Dhjetor 2014 në ambjentet e Institutit të Antropologjisë dhe Studimit të Arteve, Tiranë.
Modifikimi i fundit E enjte, 15 Janar 2015 10:46
 

Kush është online?

Kemi 30 vizitorë online