Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Ftesë për pjesmarrje në konferencë pdf Shtyp Email
Gjuhe Letersi
Shkruar nga Administrator   
E martë, 24 Shkurt 2015 13:07

Shkolla doktorale e Studimeve Letrare, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushën e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në letërsi.

Konferenca shkencore ndërkombëtare me temë: “STUDIMET LETRARE NË PROCES: TEZA, PROJEKTE, IDE DHE REZULTATE” do të zhvillohet në muajin qershor.

Ftesa zyrtare, së pari, u drejtohet personave që janë në procesin e përgatitjes së doktoraturës në fushën e gjuhës shqipe, jo vetëm pranë shkollës sonë, por edhe atyre që ndjekin këtë nivel shkolle në universitetet e tjera në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, sidomos atyre të trojeve shqiptare.

Gjithashtu, ftesa është e hapur edhe për gjithë personelin akademiko-shkencor në këto institucione. Aplikimi për pjesëmarrje bëhet brenda muajit prill. Mandej komisioni organizator i Konferencës do të bëjë shqyrtimet e nevojshme dhe grupimet tematike të kumtimeve. Konferenca do të jetë njëditore dhe çdo aplikues duhet të paguajë 5.000 lekë (të rinj) për pjesëmarrjen, shumë që do të përdoret për organizmin e veprimtarisë dhe botimin e kumtesave në një vëllim të veçantë.

Kumtesat do të përqendrohen në kontributet që studentët do të sjellin në tezat e doktoratës, në rezultatet, risitë etj. Temat, me një abstrakt të shkurtër rreth gjysëm faqe, duhet të dorëzohen në adresën Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript per ta pare. .

Data e saktë do t’ju njoftohet bashkë me programin.

Modifikimi i fundit E martë, 24 Shkurt 2015 13:15
 

Kush është online?

Kemi 40 vizitorë online