Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Konferencë kushtuar kontributit shkencor të prof. dr. Jorgji Gjinarit pdf Shtyp Email
Gjuhe Letersi
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 02 Prill 2015 09:36

Departamenti i Gramatikës i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë (QSA) organizon një konferencë shkencore me rastin e 85-vjetorit të lindjes së prof. dr. Jorgji Gjinari, ish-punonjës shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë (1956-1992). Profesor J. Gjinari, është një nga dialektologët më të shquar shqiptarë, autor i një vargu monografish për të folme të ndryshme të shqipes, autor i veprës më të plotë e përgjithësuese mbi dialektet e gjuhës shqipe, bashkautor dhe drejtues shkencor i veprës madhore “Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe”. Gjithashtu ai ka sjellë kontribute edhe në fusha të tjera të gjuhësisë, si dialektologji historike, prejardhja e gjuhës shqipe, marrëdhëniet e dialekteve me gjuhën letrare etj.

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencë me tema kushtuar veprimtarisë shkencore të prof. Gjinarit ose që trajtojnë probleme të fushave të interesit të tij. Titujt e kumtesave, së bashku me një abstrakt, duhen dërguar brenda datës 15 maj 2015.

Për t’ju ardhur në ndihmë lidhur me përzgjedhjen e temës së kumtesës, bashkangjitur mund të lexoni bibliografinë e punimeve të prof. Jorgji Gjinarit.

P.s. Konferenca është parashikuar të mbahet në muajin qershor të këtij viti në Berat, qyteti i lindjes së prof. J. Gjinarit.

BIBLIOGRAFI E PUNIMEVE

Monografi

Dialektet e gjuhës shqipe, ASHSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1989 (Rishtypje anastatike 2014)

Bashkautorësi

Prof. Dr. Jorgji Gjinari (drejtues), Prof. Dr. Bahri Beci, Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, Prof. Dr. Xheladin Gosturani, Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe, ASHSH, IGJL, Università degli Studi di Napoli L’Orientale, Dipartimento di Studi dell’Europa Orientale, vëll. I 2007, vëllimi II, 2008.

Tekste universitare

Dialektologjia shqiptare (dispensë), 1963. Ribotim 1969, 1975, 1988, 1989.

Dialektologjia shqiptare, me bashkautor Gj. Shkurtaj, 1997, 2000, ribotim 2003, 2013.

Artikuj Një vështrim mbi të folmet e Oparit, BUSHT SSHSH, 1957/1, f. 134-166.

E folmja e qytetit të Beratit, Buletin Shkencor Shkodër, 1957/1. f. 109-141.

E folmja e Skraparit, BUSHT SSHSH, 1958/1, f. 86-107.

Mbi të folmen e Devollit, BUSHT SSHSH, 1960/4, f. 103-137.

Vërejtje mbi të folmen e krahinës së Mallakastrës, BUSHT SSHSH, 1962/3, f. 148-150.

Vërejtje mbi të folmen e krahinave Krasniqe, Gash e Butyç të rrethit të Tropojës, BUSHT SSHSH, 1962/4, f. 169-202.

Vëzhgime mbi të folme të Krujës dhe Malësisë së Krujës, I, SF 1964/3, f. 91-105.

Vëzhgime mbi të folme të Krujës dhe Malësisë së Krujës, II, SF, 1964/4, f. 117-134.

Tipare të të folmeve të toskërishtes veriore të njëjtë me të gegërishtes jugore, SF, 1965/2, f. 129-138.

Toskërishtja veriore dhe grupimi i të folmeve të saj, në Konferenca I e Studimeve albanologjike (nëntor 1962), Tiranë, 1965.

Mbi disa elemente sllave në të folmet veriore të Shqipërisë jugore, SF 1966/2, f. 157-159.

Sprovë për një ndarje dialektore të gjuhës shqipe, SF, 1966/4, f. 99-118.

Essai d’une démarcation dialectale de la langue albanaise, Studia Albanica, 1966/3, f. 31-50.

Diftongjet ua/ue, ie dhe ye në të folmet e gjuhës shqipe, SF, 1968/1, f. 97-106.

Për historinë e dialekteve të gjuhës shqipe, SF, 1968/4, f. 127-144.

Mbi vazhdimësinë e ilirishtes në gjuhën shqipe, SF, 1969/1, f. 71-80.

Mendime mbi trajtimin e shndërrimeve fonetike në “Gramatikën e gjuhës së sotme letrare shqipe”, SF, 1969/3, f. 207-212.

Dialektologjia shqiptare në vendin tonë gjatë 25 vjetve të çlirimit – Rezultate, probleme dhe detyra, SF, 1969/4, f. 99-112.

Ndërrime tingujsh në gjuhën letrare shqipe, SF, 1971/3, f. 21-30.

Vëzhgime mbi të folmen e Bregut të Bunës, në: Dialektologjia shqiptare, I, 1971.

Për zhvillimin e grupeve kl, gl në të folmet e gjuhës shqipe, Gjurmime Albanologjike, nr. 1, Prishtinë, 1971.

Gjendja dhe perspektiva e dialekteve shqipe, në: Dialektologjia shqiptare, I, 1971.

Mbi nyjen e prapme të shqipes në aspektin e lidhjeve gjuhësore iliro-shqiptare, SF, 1972/4, f. 45-54.

Mbi parashtesën sh -/ ç- të gjuhës letrare shqipe, në Buletin i punimeve shkencore të Fakultetit Filologjik të Prishtinës, IX , 1972, f. 83- 87.

Gjuha letrare, drejtshkrimi dhe dialektet e shqipes, SF, 1973/1, f. 131-136.

Gjuha letrare shqipe në një fazë të re, SF, 1974/2, f. 7-12.

Ndërtime me folje që tregojnë fillimin e veprimit në të folmet e arbëreshëve të Italisë, SF, 1975/3, f. 121-124.

Struktura dialektore e shqipes e parë në lidhje me historinë e popullit, SF, 1976/3, f. 127-147.

Costrutti verbali indicanti l’inizio dell’azione nelle parlate degli Albanesi d’Italia, në Problemi di morfosintassi dialettale, 1976, f. 31-36.

Sistemi i fonemave bashkëtingëllore të dialekteve të shqipes i krahasuar me sistemin e gjuhës letrare, SF, 1977/4, f. 3-28.

Zanoret hundore të gegërishtes dhe ë-ja e theksuar e toskërishtes 1981/3 (f. 49-62).

Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, Gjuha jonë, 2, 1982.

Dëshmi të historisë së gjuhës shqipe për kohën dhe vendin e formimit të popullit shqiptar, SF, 1982/3, f. 41-54.

Sistemi i fonemave zanore të dialekteve të gjuhës shqipe, SF, 1983/2 f. 51-98.

Sprovë për një klasifikim të dallimeve morfologjike të dialekteve të gjuhës shqipe, SF, 1984/3, f. 89-104.

Dialektologjia shqiptare pas Çlirimit, SF, 1984/4, f. 203-212.

Marrëdhëniet e sotme të gjuhës letrare me dialektet, SF, 1985/1, f. 43-52.

Vështrim i përgjithshëm mbi ndryshimet në sistemin e fonemave të dialekteve të shqipes gjatë historisë së tyre, SF, 1986/1, f. 129-150.

Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe (ADGjSh), SF 1987/2, f. 3-10.

Ndihmesa e prof. E. Çabejt në fushën e dialektologjisë shqiptare, SF 1988/3, f. 93-98.

Izoglosa leksikore në ADGJSH dhe zakone krahinash, Studime, Nr. 4-1997, Prishtinë, 1998, f. 265-271.

Marrëdhëniet e sotme të gjuhës letrare shqipe me dialektet, në: Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit, Aktet e konferencës shkencore – Durrës, 15-17 dhjetor 2010, QSA, IGJL, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2011.

Gjuha letrare shqipe sot përballë dialekteve, Shekulli. - Nr. 3534, 11 dhjetor, 2011, f. 15.

Kontributi i Nolit për gjuhën letrare shqipe

Variante leksikore të hartave të ADGJSH-së krahasuar me normën e gjuhës letrare.

Modifikimi i fundit E enjte, 02 Prill 2015 12:56
 

Kush është online?

Kemi 38 vizitorë online