Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Konferenca e VI Ndërkombëtare “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet” pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E premte, 15 Maj 2015 09:54

Instituti i Arkeologjisë, pranë QSA dhe Qendra Shkencore Hisoma, pranë Universitetit Lyon 2, France organizojnë Konferencën e VI Ndërkombëtare “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet”. Lutemi, shikoni ftesën dhe programin bashkëngjitur.

Këtë vit kjo konferencë organizohet në Tiranë, më 20-23 maj. Edicioni i parë i saj është organizuar në vitin 1984 në Clermont-Ferrand, ndërsa i fundit u zhvillua në Grenoble, në tetor të vitit 2008. Në çdo gjashtë vjet kjo konferencë mundëson mbledhjen e gjithë komunitetit shkencor që punon në Ballkan nga periudha pre- dhe protohistorike deri në periudhën mesjetare bizantine. Kjo është e vetmja konferencë në këtë fushë dhe ajo bën të mundur të mblidhen së bashku kërkuesit shkencorë të fushës së arkeologjisë.

Qëllimi i konferencës së organizuar nga Instituti i Arkeologjisë, pranë QSA dhe Qendra Shkencore Hisoma, pranë Universitetit Lyon 2, France është i dyfishtë: Ajo zhvillohet së pari për të bërë të njohur dhe për të ndarë zbulimet më të fundit në fushën e arkeologjisë, epigrafisë dhe numizmatikës. Që nga hapja e projekteve ndërkombëtare në Shqipëri, tashmë edhe në rajonin e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh zhvillimin e konsiderueshëm të hulumtimit në Greqinë veriperëndimore përmes metodës së syrvey-t, ritmi i zbulimeve në këto zona është përshpejtuar dhe është e rëndësishme që ato të ballafaqohen dhe të diskutohen në një perspektivë si të shumanshmërisë historio-grafike, ashtu dhe të dimensionit ndërdisiplinor. Objektivi i dytë është që të paraqesë përmbledhje historike në një fushë të caktuar, gjë që ndryshon çdo gjashtë vjet. Këtë vit tema është qyteti, territoret, popullsitë dhe dinamikat e mjedisit. Kjo zgjedhje vjen si rezultat i temave kërkimore që zhvillojnë ekipe të ndryshme që punojnë në terren, veçanërisht nga studentët e doktoraturës, pasi konferenca është edhe një mundësi për ta për të raportuar punimet e para. Ballafaqimi i përvojës së grumbulluar nga më të vjetrit dhe rinovimi i problematikave të propozuara nga studiuesit e rinj ka rezultuar në konferencat e mëparshme si garancia e një kërkimi shkencor dinamik dhe të suksesshëm. Zgjedhja e një harku të tillë kohor, nga prehistoria deri në periudhën bizantine, siç është traditë në këto konferenca, lejon shpërfaqjen e evolucionit të këtyre zonave gjatë shekujve, me vazhdimësinë dhe ndërprerjet dhe bën të mundur që të gjitha disiplinat e shkencave të lashtësisë të japin kontributin e tyre. Suksesi i këtyre takimeve shkencore matet nga numri në rritje i vendeve që përfaqësohen dhe kolegët që duan të paraqesin punimet e tyre më të fundit.

Për konferencën e gjashtë janë të regjistruar 149 pjesëmarrës nga 19 vende.

Modifikimi i fundit E premte, 15 Maj 2015 10:01
 

Kush është online?

Kemi 39 vizitorë online