Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Konferencë Ndërkombëtare pdf Shtyp Email
Gjuhe Letersi
Shkruar nga Administrator   
E martë, 07 Korrik 2015 12:38

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë si dhe Shkolla doktorale në gjuhësi, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë, organizojnë më 10 korrik 2015 Konferencën IV Ndërkombëtare “Kërkime Gjuhësore”, një veprimtari tashmë e përvitshme dhe e institucionalizuar. Ashtu si dhe në tri konferencat e mëparshme, edhe këtë vit ka pasur aplikime të shumta nga doktorantët e Shkollës sonë, por edhe nga ata të universiteteve shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Përgjithësisht pjesëmarrësit janë studiues të rinj dhe në proces të përgatitjes së tezave në kërkim të gradës “Doktor shkencash”. Por në Konferencë marrin pjesë dhe shumë studiues të tjerë, me grada e tituj shkencorë, tashmë të njohur në studimet albanologjike.

Edhe këtë vit tematika e Konferencës është e hapur dhe e konceptuar në katër fusha të kërkimit shkencor: në leksikologji e semantikë; në gramatikë e histori të gjuhës shqipe; në gjuhësi të zbatuar, dialektologji e sociolinguistikë; në studimet që lidhen me marrëdhëniet gjuhë e letërsi dhe në metodat e përvetësimit të gjuhës.

Gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë aplikuesit, sidomos ata që komisioni organizues i Konferencës i përzgjodhi si kumtues.Për programin e plotë klikoni këtu.

Modifikimi i fundit E martë, 07 Korrik 2015 12:43
 

Kush është online?

Kemi 84 vizitorë online