“Workshop” pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 15 Tetor 2015 08:24

Fuqizoni karrierën tuaj studimore nëpërmjet “EURAXESS on tour 2015”

“Autobusi EURAXESS – Researchers in Motion” do të mbërrijë:

16 Tetor 2015 - Tiranë

Universiteti Politeknik i Tiranës

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Sheshi “Nënë Tereza”, Nr. 4, Tiranë

Studentët dhe kërkuesit shkencorë janë të ftuar të na vizitojnë pranë Autobusit nga ora 10.00 deri në orën 16.00, për të zbuluar mundësitë për punësim dhe financim në karrierën e tyre kërkimore shkencore.

Autobusi ndërveprues përmban terminale informacioni ku studiuesit mund të provojnë faqen e internetit EURAXESS dhe të dërgojnë jetëshkrimet e tyre. Profesionistët e EURAXESS do të jenë të gatshëm të shpjegojnë shërbimet dhe si mund të përdoret platforma EURAXESS për të gjetur punë dhe për të nisur karrierën e tyre studimore. Një fotograf profesionist do t'u bëjë vizitorëve fotografi jetëshkrimi profesioniste falas.

Në Sallën “Silvano Pedrollo” në katin e dytë të Universitetit Politeknik të Tiranës do të organizohet edhe një “Workshop” me tema interesante për studentët dhe kërkuesit shkencorë në kuadër të Programit EURAXESS.

Kjo ndalesë është pjesë e një turneu 2 mujor të EURAXESS - gjatë të cilit vizitohen 34 qytete në 16 vende. Autobusi EURAXESS i ofron studentëve dhe kërkuesve shkencorë qasje të drejtpërdrejtë te shërbimeve të ofruara nga Programi EURAXESS.

Ndiqni turneun në:

www.euraxess.al

www.euraxess.org

www.akti.gov.al

Facebook – Euraxess - ontour & EURAXESS Albania

Twitter - EURAXESS_ontour & euraxess.al

Modifikimi i fundit E mërkurë, 09 Dhjetor 2015 13:42
 

Kush është online?

Kemi 7 vizitorë online