Vlerësime të punononjësve të QSA-së për vitin 2016 pdf Shtyp Email
QSA
Shkruar nga Administrator   
E premte, 03 Shkurt 2017 11:12

Akad. Prof. dr. Marenglen Verli, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, më 30 shtator 2016 u dekorua nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave me motivacionin “Për kontributin e dhënë në fushën e kulturës”.

      

  

 

Prof. Dr. Aurel Plasari, drejtori i Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare, në mbyllje të vitit 2016 u nderua nga Akademia KULT me çmimin “Libri Studimor i Vitit”. Çmimi iu akordua për librin “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”.

    

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Bujar Nishani, më 28 dhjetor 2016 dekoroi historianen Prof. dr. Ana Lalaj me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin “... Për kontributin e shquar dhënë si historiane e përkushtuar në nxjerrjen në pah e bërjen të njohur të fakteve e ngjarjeve historike të kombit tonë...” sipas dekretit Nr. 9910, datë 27.12.2016.

    

Dekorimet dhe çmimet e marra nga studiuesit e Qendrës së Studimeve Albanologjike duhen konsideruar jo vetëm si vlerësim dhe nder, por edhe si përgjegjësi individuale e institucionale për angazhime e arritje të mëtejshme në zhvillimin e shkencave albanologjike.

Modifikimi i fundit E henë, 06 Shkurt 2017 14:35
 

Kush është online?

Kemi 41 vizitorë online