Thirrje pë konferencë pdf Shtyp Email
Gjuhe Letersi
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 13 Prill 2017 13:25

Shkolla doktorale e Studimeve Letrare, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushën e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në letërsi.

Konferenca shkencore me temë: “STUDIMET LETRARE NË PROCES: TEZA, PROJEKTE, IDE DHE REZULTATE”, III, do të zhvillohet në dy panele: në njërin, studiuesit dhe studentët e shkollave doktorale mund të paraqesin arritje të studimeve të tyre në proces. Konferenca do të zhvillohet në muajin qershor (nga data 26-30).

Ftesa zyrtare për pjesëmarrje, së pari, u drejtohet personave që janë në procesin e përgatitjes së doktoraturës në fushën e studimeve letrare, jo vetëm pranë shkollës sonë, por edhe atyre që ndjekin këtë nivel shkolle në universitetet e tjera në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, sidomos atyre të trojeve shqiptare.

Gjithashtu, ftesa është e hapur edhe për gjithë personelin akademiko-shkencor në këto institucione. Aplikimi për pjesëmarrje bëhet në muajin maj. Pastaj komisioni organizator i Konferencës do të bëjë shqyrtimet e nevojshme dhe grupimet tematike të kumtimeve.

Konferenca do të jetë njëditore dhe çdo aplikues duhet të paguajë 5.000 lekë (të rinj) për pjesëmarrjen, shumë që do të përdoret për organizmin e veprimtarisë dhe botimin e kumtesave në një vëllim të veçantë.

Temat, me një abstrakt të shkurtër rreth gjysmë faqe, duhet të dorëzohen deri në fund të muajit prill në adresën elektronike: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript per ta pare.

Modifikimi i fundit E enjte, 13 Prill 2017 13:33
 

Kush është online?

Kemi 45 vizitorë online