Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Njoftim pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E martë, 23 Maj 2017 08:50

Në datën 26 maj 2017, në orën 17:00, në sallën AUDITORIUM të Bibliotekës Kombëtare, do të promovohet numri i dytë për vitin 2017, i revistës së mirënjohur shkencore franceze, "Ethnologie française", kushtuar etnologjisë bashkëkohore shqiptare. I pranishëm do të jetë, Gilles de Rapper, etnolog francez, redaktor si dhe kontribues në këtë numër.

ABSTRAKT: Tërheqja graduale e Perandorisë Osmane, në fund të shek. XVIII nga territoret e banuara prej shqiptarëve, që pasoi me formimin e shtetkombeve ballkanike (Greqi, Serbi, Rumani dhe Bullgari) pati dy pasoja domethënëse për zhvillimin e etnologjisë shqiptare. Prej rretheve intelektuale në njërën anë, të influencuara nga ideologjia nacionaliste, dolën disa shkrimtarë dhe studiues, të cilët filluan mbledhjen e « folklorit », dhe në anën tjetër, temat kryesore mbi mitin e origjinës (autoktonia, prejardhja pellazgjike ose ilire, rezistenca ndaj pushtuesve osmanë, etj.) nisën të formësoheshin dhe të zinin vend si pjesë e diskursit intelektual. Me fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe me ardhjen në pushtet të partisë komuniste, etnologjia u kthye në një instrument në shërbim të partisë. Etnologët u thirrën t’i jepnin legjitimitet shkencor vizionit historik të kombit, të promovuar nga partia si dhe të latonin « kulturën popullore ». Ringjallja e disiplinës do të fillonte gjatë viteve 2000 me ardhjen e një brezi të ri studiuesish. Ky vëllim special ka në vëmendje punën e tyre. Ndërsa japin një analize kritike të metodës dhe gjetjeve të disiplinës gjatë periudhës së komunizmit (sondazheve, arkivave fotografikë), autorët analizojnë fenomene sociale dhe ekonomike të Shqipërisë bashkëkohore, si efektet e emigrimit dhe pasojat e rënies dramatike të firmave piramidale. Gjithashtu, disa nga temat klasike të mendimit antropologjik janë ngritur nëpërmjet një optike kritike leximi prej disa autorëve në këtë vëllim, si: gjakmarrja, pelegrinazhi, ritet e vdekjes dhe zisë, praktikat kulinare dhe muzika urbane. Këto tema nuk shihen si shprehje e traditave akohore apo zgjatim i kulturës kombëtare, por si një mekanizëm për të nxjerrë në pah procese bashkëkohore që përkufizojnë institucionet, kujtesën dhe jetën e përditshme në bashkëkohësi.

Modifikimi i fundit E martë, 23 Maj 2017 08:58