Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

DITË ZIJE PËR ALBANOLOGJINË pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E martë, 03 Tetor 2017 09:47

Data 2 tetor 2017 do të mbetet e shenjuar si ditë zije për albanologjinë: largimi i parakohshëm i albanologut të shquar, kolegut dhe bashkëpunëtorit tonë Dr. Robert Elsie, është nga ato humbje që në shkencat albanologjike nuk zëvendësohen.

Me kontributet e tij pothuajse në të gjitha fushat e albanologjisë: gjuhësi, shkencë e letërsisë, histori, gjeografi, antropologji kulturore, studime të arteve e të religjioneve etj., Dr. Robert Elsie i përftoi vetes profilin e një dijetari enciklopedik, profil që rezulton gjithnjë më i rrallë në ditët tona. Duke punuar për të përhapur rezultatet e studimeve albanologjike përtej Shqipërisë, në Europë e në botë, me kontributin e tij ai ushtroi ndikim të jashtëzakonshëm në konfirmimin ndërkombëtar të identitetit kulturor të shqiptarëve. Ia rriti nderin Shqipërisë, së cilës i përkushtoi punën e jetës, duke i dhënë nder emrit të tij prej dijetari për bashkëkohësit dhe për pasardhësit.

Në ditën e zisë së largimit të Dr. Robert Elsie-s jemi të bindur që, nëse shumë bashkëpunëtorë dhe miq të tij humbën kolegun e vyer, ata do ta ndiejnë atë të pranishëm si një autor gjithnjë referencial me punimet, studimet dhe kontributet e tij të dalluara në fushat e ndryshme të albanologjisë, kontribute shpesh të pazëvendësueshme. Dhe do të vijojnë ta kujtojnë e t’i jenë mirënjohës.

Rektorati i Akademisë së Studimeve Albanologjike; Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë; Instituti i Historisë; Instituti i Arkeologjisë; Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit; Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.   

 

Modifikimi i fundit E martë, 03 Tetor 2017 13:40