Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Leksion i hapur pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E martë, 13 Maj 2014 11:20
Ka praktika të ndryshme për të hapur shtigje të reja në lëmenjt e dijes. Dhe sot, sidomos këto ditë, debatohet shumë se si. Ndoshta mënyra më e mirë për të propozuar një fushë të re apo klasike të dijeve është kuvendimi. Ky është dhe qëllimi i projektit që merr përsipër të promovojë idenë për një fushë studimesh, atë të antropologjisë vizuale. Për këtë arsye, në: Institutin e Antropologjisë Kulturore, Tiranë, Rruga Naim Frasheri, Nr. 7, ditën e premte, dt. 16. 05. 2014, ora 14.00-16.00, do të mbahet leksioni i hapur, "Origins and (Possible) Future of the "Visual Archives", in Social-Cultural Anthropology", nga Prof. Dr. Paolo Chiozzi, Universiteti i Firences. Paolo Chiozzi është studius i njohur në antropologjinë urbane dhe ndër themeluesit e antropologjisë vizuale në Itali.
Modifikimi i fundit E enjte, 15 Maj 2014 13:03
 
Ftesë për pjesëmarrje në konferencë pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 27 Mars 2014 09:30
Është viti i tretë që Shkolla doktorale e gjuhësisë, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushë e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në gjuhësi, që zhvillohet në muajin maj. Edhe këtë vit është planifikuar të mbahet Konferenca ndërkombëtare me të njëjtën problematikë: “Kërkime gjuhësore”. 
Modifikimi i fundit E martë, 13 Maj 2014 11:28
Lexo me shume...
 
Konferencë Shkencore pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E henë, 27 Janar 2014 18:51

Shkolla doktorale e Studimeve Letrare në datat 29-30 janar 2014, organizon Konferencën shkencore "Për një histori antologjike të letërsisë shqipe (autorë pak të njohur ose të panjohur në programet e tekstet shkollore)". 

Modifikimi i fundit E mërkurë, 10 Shtator 2014 08:45
Lexo me shume...
 
Konferencë Shkencore pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E henë, 03 Shkurt 2014 09:33
Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Departamenti i Studimeve Letrare, në bashkëpunim me Shoqatën ndërkombëtare të Studiuesve mbi shekullin e 18të (Société Internationale d’études sur le 18ème siècle) dhe Universitetin e Lorraine-s (Université de Lorraine) organizon takimin shkencor: Përkthime të Rousseau-it 3: veprat politike. Duke kërkuar pjesëmarrjen e studiuesve në fusha të ndryshme disiplinore, (histori, filozofi, letërsi), në një shtrim teorik të çështjes së përkthimit dhe nëpërmjet trajtimeve të ndryshme të problemeve mendojmë të sjellim raste konkrete të interpretimeve të teksteve politike të Rousseau-it (përkatësisht në shqip: Emili dhe Kontrata Sociale). Ky takim që do të zhvillojmë në Tiranë mbyll më 3 qershor një cikël takimesh shkencore të zhvilluara më parë pranë Universitetit të Lorraine-s në Nancy. Është parashikuar që botimi i punimeve të përfshijë dhe artikujt e takimeve të tjera.
Modifikimi i fundit E mërkurë, 10 Shtator 2014 08:42
 
Konferencë Shkencore pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 18 Dhjetor 2013 14:19

Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Petro Markos, organizon Konferencën shkencore me temë: Petro Marko - shkrimtari në tri kohë.

Konferenca i fillon punimet në orën 10.00, më datë 20 dhjetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare. Për më shumë informacion klikoni këtu.

Modifikimi i fundit E mërkurë, 10 Shtator 2014 08:15
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>

Faqe 7 nga 12