Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Kongres Ndërkombëtar pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 20 Nentor 2013 14:47
Qendra e Studimeve Albanologjike njofton se më datë 21 dhe 22 nëntor 2013 mbahet Kongresi Ndërkombëtar i Studimeve Arkeologjike Shqiptare, në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Në këtë Kongres të parë të arkeologjisë shqiptare marrin pjesë studiues dhe drejtues projektesh arkeologjike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,
Modifikimi i fundit E martë, 28 Janar 2014 07:52
Lexo me shume...
 
Konferencë Shkencore pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 17 Tetor 2013 06:20

Qendra e Studimeve Albanologjike dhe fondacioni "Konrad Adenauer" organizojnë, më datë 18 dhe 19 tetor 2013, në Hotel Sheraton, konferencën shkencore me titull "Marrëdhënie shkencore shqiptaro-gjermane pas perdes së hekurt", në nderim të albanolgut Wilfried Fiedler. 

Kjo veprimtari shoqërohet me hapjen e ekspozitës me fotografi nga ekspedita etnografike shqiptaro-gjermane e vitit 1957, përurimi i së cilës bëhet më datë 18 tetor, ora 18.30, në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve.  

Modifikimi i fundit E mërkurë, 10 Shtator 2014 08:20
 
Konferencë Shkencore pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E henë, 27 Maj 2013 07:19

Konferencë Shkencore “Fakti etnografik, Tradita, Moderniteti”

Që kur lindi antropologjia social-kulturore, njëri prej shqetësimeve të debatuara gjatë nga studiuesit kishte të bënte me natyrën e fakteve që duhej të mblidhte kjo shkencë dhe mbi të cilat duhej ndërtuar perspektiva e saj mbi njohjen e njeriut. Debati do të bazohej në pyetjen e vazhdueshme se çfarë kërkon dhe si i mbledh të dhënat një antropolog. Në kohë ky do të bëhej një ndër debatet më të ndezura të disiplinës, i cili vijon edhe sot.

Modifikimi i fundit E mërkurë, 10 Shtator 2014 08:14
Lexo me shume...
 
Konferencë Shkencore pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 02 Tetor 2013 11:14
Me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së gjuhëtarit Spiro Floqi (1920-1983), Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, QSA, Tiranë, organizon më 4 tetor 2013, në sallën e Akademisë së Shkencave, një konferencë kushtuar kontributit të tij shkencor. Spiro Floqi është figurë e njohur e gjuhësisë shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX, me kontribute të shumta sidomos në fushë të dialektologjisë e të sintaksës. Të gjithë veprimtarinë e tij shkencore (1954-1983) ai e ka ushtruar në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë, ku ka qenë për disa kohë edhe përgjegjës i sektorit të dialektologjisë.
Modifikimi i fundit E mërkurë, 10 Shtator 2014 08:45
Lexo me shume...
 
Ftesë për pjesëmarrje në konferencë pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 11 Prill 2013 08:30

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË

Është viti i dytë që Shkolla doktorale e gjuhësisë, pranë QSA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushë e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në gjuhësi, që zhvillohet në muajin maj. Edhe këtë vit është planifikuar të mbahet Konferenca ndërkombëtare me të njëjtën problematikë: “Kërkime gjuhësore”.

Modifikimi i fundit E mërkurë, 20 Nentor 2013 14:56
Lexo me shume...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>

Faqe 8 nga 12