Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën e VI ndërkombëtare me titull "Kërkime Gjuhësore". Për programin klikoni këtu

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, në datën 14 korrik 2017 organizon konferencën shkencore me titull "Studime letrare në proces: Rezultate dhe probleme, III". Për programin klikoni këtu

Durrësi në Antikitetin e Vonë: Kërkime arkeologjike në qendrën urbane pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E martë, 23 Tetor 2012 12:33

 DURRESI NE ANTIKITETIN E VONE: KERKIME ARKEOLOGJIKE NE QENDREN URBANE

Projekti "Durrësi në Antikitetin e Vonë" është një propozim i miratuar nga Këshilli shkencor i Institutit të Arkeologjisë në Maj të vitit 2012. Përmes gërmimeve sistematike arkeologjike dhe studimit të kulturës materiale, ky projekt synon kërkimin dhe studimin e detajuar të ndryshimeve urbane si edhe social-kulturore dhe ekonomike të Dyrrachium-it në kontekstin shumë kompleks të periudhës romake të vonë dhe bizantine të hershme.

Modifikimi i fundit E martë, 23 Tetor 2012 12:43
Lexo me shume...
 
Arkivi Audio-Vizual pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E henë, 08 Tetor 2012 11:41

 ARKIVI AUDIO-VIZUAL

 

Arkivi i muzikës dhe i koreografisë në IAKSA disponon rreth 35.000 njësi folklorike me 3000 orë regjistrime zanore, të mbledhura gjatë ekspeditave në të gjitha krahinat e vendit dhe kudo ka shqiptarë, si dhe nga festivalet e ndryshme folklorike kombëtare dhe tipologjike. Materialet e kinofilmotekës përmbajnë rreth 2000 njësi folklorike të konservuara në celuloid 16mm, dhe rreth 60.000 m. linear film 16mm me ngjyra dhe bardhë e zi, shoqëruar me pistën magnetike të zërit. I gjithë materiali i figurës është dixhitalizuar falë bashkëpunimit të QSA-së me Arkivin Qendror të Filmit. 

Modifikimi i fundit E henë, 08 Tetor 2012 12:22
Lexo me shume...
 
Biblioteka e Institutit të Historisë dhe Gjuhë- Letërsisë pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 03 Tetor 2012 10:42

BIBLIOTEKA E INSTITUTIT TE HISTORISE

Biblioteka albanologjike e Institutit të Historisë dhe Gjuhë-Letërsisë (BIHGJL) është krijuar në vitin 1967 me një fond të trashëguar nga Instituti i Shkencave. Më pas ajo u pasurua me libra të dhuruar, me shkëmbim midis institucioneve dhe me blerje. Që nga krijimi i saj e deri në vitin 2008 pasurimi i bibliotekës është bërë nga Biblioteka Qendrore e Akademisë së Shkencave. Nga viti 2008 e këtej biblioteka është pasuruar kryesisht nga dhurimet. 

Modifikimi i fundit E mërkurë, 10 Shtator 2014 08:26
Lexo me shume...
 
Të dhëna për arkivin e Institutit të Historisë pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E enjte, 04 Tetor 2012 11:04

Arkivi

Arkivi i Institutit të Historisë ka vlerë të veçantë dhe shumë të rëndësishme në fushën e studimeve për historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ai është një pasuri e krijuar nga kërkimet arkivore, të ndërmarra nga punonjësit e këtij institucioni ndër vite, në shtete të ndryshme. Fondet e tij përbëhen nga dokumente të sjella nga ekspeditat e studiuesve pranë arkivave të huaja, nga materiale të ndryshme të sjella nga biblioteka dhe institucione të tjera shkencore etj.

Fondet e AIH përbëjnë bazën kryesore burimore jo vetëm për punimet e botimet shkencore të deritanishme nga punonjësit e IH, por edhe më gjerë. AIH, për arsye të vlerave burimore dhe shkencore që zotëron, do të vazhdojë të shërbejë edhe në të ardhmen si një ndër referencat kryesore të hulumtimeve shkencore, me qëllim kryerjen e studimeve të larmishme nga ana e shkencëtarëve. Rëndësia tjetër e këtij arkivi qëndron në faktin se ai shfrytëzohet si nga studiuesit shqiptarë, ashtu dhe nga studiues të huaj jashtë vendit.

Arkivi i Institutit të Historisë është i pasur me dokumente arkivore dhe monografi të pabotuara. Ai ruan dokumente të sjella nga arkivat amerikane, arkivat britanike, arkivat franceze, arkivat austriake, arkivat italiane, arkivat turke, arkivat greke, bullgare, arkivat e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë e Serbisë).

Arkivi është i ndarë në:

  • Arkivi i literaturës (ku përfshihen materiale në dorëshkrim apo të daktilografuara) (rreth 4000 dosje). 
  • Arkivi i fotokopjeve (ku përfshihen materiale të fotokopjuara nga arkiva të huaja) (rreth 3800 dosje) 
  • Arkivat digjitalë (ku përfshihen dokumente të marra nga Arkivat e huaja me rreth 700000 imazhe). Këto janë koleksione të plota mbi Shqipërinë që janë sjellë gjatë viteve 2010-2016. 
  • Fototeka etj.

Këto arkiva ndahen sipas fondeve të cilat i korrespondojnë periudhave përkatëse dhe sipas arkivave të huaja nga janë marrë.

Organizimi i materialeve është bërë në bazë të skedarëve, ku çdo skede i përgjigjet dosja përkatëse.

Perspektiva e Arkivit

Ky arkiv do të vazhdojë të luajë një rol tepër të rëndësishëm për realizimin e projekteve dhe studimeve që do të kryhen nga studiuesit dhe historianët, sipas tematikës dhe fushave të studimit të secilit në lëmin e historiografisë shqiptare. Për t’i shërbyer sa më mirë këtij qëllimi, AIH, veçanërisht 6 vitet e fundit (2010-2016), është pasuruar dukshëm dhe do të vazhdojë të pasurohet më tej me fonde arkivore dhe me literaturë historiografike.

Modifikimi i fundit E premte, 04 Nentor 2016 10:51
 
Arkivi i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë pdf Shtyp Email
Shkruar nga Administrator   
E mërkurë, 03 Tetor 2012 09:58

ARKIVI I INSTITUTIT TE GJUHESISE DHE TE LETERSISE

Arkivi i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë disponon një fond të pasur materialesh ku përfshihen: materiale (dorëshkrime, vepra, studime, foto origjinale, si dhe materiale të daktilografuara e të fotokopjuara studimore të llojit: artikuj shkencorë, recensione, përkthime dhe monografi të plota shkencore) të fushës së gjuhës dhe të letërsisë. Krahas tyre në Arkiv ndodhet dhe një sasi e konsiderueshme mikrofilmash e diapozitivësh, si dhe harta të Atlasit Dialektologjik. Këto materiale u përkasin periudhave të ndryshme kohore (Antikiteti, Mesjeta, Rilindja, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore e deri në ditët e sotme) dhe autorëve të ndryshëm shqiptarë e të huaj. Në aspektin sasior mund të flasim për rreth 1070 tituj, nga të cilët 132 monografi, 100 mikrofilma dhe afërsisht 80 000 faqe (dorëshkrim dhe të daktilografuara).

Lexo me shume...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>

Faqe 10 nga 12