akademia e
studimeve
albanologjike

Historiku

HISTORIKU

akademia e studimeve albanologjike

QSA (sot ASA) u krijua në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish- Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

organizimi

QSA (sot ASA) u riorganizua si institucion kërkimor-shkencor më 10 mars 2008 dhe ka statusin e një qendre ndëruniversitare. E pasur me një ekip kërkuesish shkencorë e specialistësh të konfirmuar në fushat e studimeve albanologjike, si dhe me fonde e materiale arkivore të një rëndësie të veçantë, ASA pozicionohet si një ndër institucionet më të rëndësishëm kërkimorë-shkencorë të botës shqiptare. Kryen kërkime në fushat e historisë, të arkeologjisë, të antropologjisë kulturore e studimit të artit, të gjuhësisë e të letërsisë, etj.

rëndësia

Rëndësi të posaçme në punën e ASA marrin hulumtimi, vlerësimi, konservimi dhe promovimi i trashëgimisë materiale e shpirtërore të kulturës së lashtë e të re shqiptare, si një ndër dëshmitë e qenësishme e më shprehëse të identitetit shqiptar.

prezenca

Me kompetencat shumëplanëshe të trupës së specialistëve dhe me kapacitetin realizues, ASA afirmohet si aktor i domosdoshëm në jetën shkencore e kulturore shqiptare dhe njëkohësisht si partner i besueshëm për bashkëpunimet akademike e universitare.

përvoja

ASA ofron përvojën dhe shërbimin e vet jo vetëm në realizimin e projekteve me interes shkencor e publik, por edhe në transferimin e dijeve, nëpërmjet shkollave të Masterit e të Doktoraturës në fushat e në specialitetet që mbulon.

Institutet

INSTITUTET

antropologji kulturore dhe studim arti

Institucion shkencor i angazhuar me studimin e trashëgimisë kulturore në fushën e etnologjisë dhe të folklorit.

arkeologji

Objekti i veprimtarisë së Institutit të Arkeologjise janë kërkimet, gërmimet dhe studimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë.

gjuhësi e letërsi

Ky Institut shërben si qendër kryesore për studimin e gjuhës dhe të letërsisë shqiptare.

histori

Instituti ka si objekt studimin e historisë së popullit shqiptar brenda dhe jashtë shtetit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme.

qendra e enciklopedisë shqiptare

QESH është institucion kërkimor-shkencor, që organizon punën për hartimin dhe botimin e veprave të karakterit enciklopedik.

master i shkencave

Gjuhë Shqipe, Studime Letrare, Etnologji dhe Folklor, Arkeologji, Histori Moderne e Shqipërisë.

doktoraturë

Shkenca Gjuhësore, Studime Letrare, Shkencat Arkeologjike, Shkencat Historike, Shkencat Etnologji-Folklor, Historia e Arteve Shqiptare.

njësitë e veçanta

Biblioteka Albanologjike
Biblioteka Arkeologjike
Muzeu Arkeologjik
Libraria

kontakt

Instituti i Antropologjisë Kulturore
dhe Studimit të Artit

Rr. "Naim Frashëri" Nr. 1
Tiranë

Akademia e Studimeve Albanologjike

Selia Qendrore

Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 3
Tiranë

Tel: +355 42 240 713
Email: info@qsa.edu.al

Qendra e Enciklopedisë Shqiptare

Sheshi "Fan Noli", Nr. 7
Tiranë

Ky portal është aktualisht në proces ndërtimi dhe përpunimi të informacionit.
+