BIBLIOTEKA
E INSTITUTIT
ARKEOLOGJIK

BIA është një nga bibliotekat publike të Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe ka për qëllim të mbështesë veprimtarinë kërkimore të Institutit të Arkeologjisë duke vënë trashëgiminë e saj dhe shërbimet e saj bibliografike në dispozicion të stafit kërkues, mësimdhënës, studentëve dhe më gjerë. Është e vetmja bibliotekë e specializuar në arkeologji në nivel kombëtar.

Lindja e BIA është e lidhur me Sektorin e Arkeologjisë (Arkivin dhe Muzeun Arkeologjik). Në vitet 1947-1948 merr formë muzeu Arkeologjik – Etnografik dhe në të njëjtën kohë krijohet edhe kjo bibliotekë.

KOLEKSIONET

Ndër vite Biblioteka është rritur me blerjet, dhuratat dhe shkëmbimet me institucionet kulturore, si dhe studiues individualë.

Aktualisht biblioteka numëron një numër të konsiderueshëm titujsh, duke përfshirë monografi, revista, seri enciklopedike etj.

Për t’u përmendur janë revista “Iliria”, botim i Institututit të Arkeologjisë, Tiranë dhe revista “Monumentet” botim i Institutit të Monumenteve të Kulturës të Shqipërisë.

SHËRBIMET

Konsultim në sallë për përdoruesit e brendshëm dhe të jashtëm.

Huazim të kufizuar vetëm për stafin e brendshëm.

Fotokopje të materialeve.

Për studiuesit joanëtarë të IA, qasja në bibliotekë mund të kryhet, pasi individi është pajisur me letër prezantimi.

kontakt

Instituti i Antropologjisë Kulturore
dhe Studimit të Artit

Rr. "Naim Frashëri" Nr. 1
Tiranë

Akademia e Studimeve Albanologjike

Selia Qendrore

Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 3
Tiranë

Tel: +355 42 240 713
Email: info@qsa.edu.al

Qendra e Enciklopedisë Shqiptare

Sheshi "Fan Noli", Nr. 7
Tiranë

Ky portal është aktualisht në proces ndërtimi dhe përpunimi të informacionit.
+