INSTITUTI I ANTROPOLOGJISË KULTURORE DHE I STUDIMIT TË ARTIT

HISTORIKU

Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) është një nga institutet kërkimore, pjesë përbërëse e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri. IAKSA-ja përbëhet nga: Departamenti i Etnologjisë, Departamenti i Folklorit dhe Departamenti i Artit. Zanafilla e IAKSA-së, është në vitin 1947, kohë kur themelohet Sektori i Etnografisë. Themelimi i këtij sektori  u realizua në kuadër të Institutit të Shkencave. Bashkimi në mes studimeve folklorike dhe atyre etnografike ndodhi në vitin 1979, kohë kur u krijua Instituti i Kulturës Popullore, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vetë Instituti i Folklorit u krijua në vitin 1960. Ndërsa Departamenti i Studimit të Arteve, e ka zanafillën në vitin 1994 si pjesë e Akademisë së Shkencave. Departamenti i Arteve u bë pjesë e Institutit të IAKSA-së në vitin 2007, kohë kur ndodhi dhe shndërrimi i emërtimit nga Instituti i Kulturës Popullore në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.

Pjesë e IAKSA-së janë edhe: Fondi i Kulturës Materiale (1, 2),  Fototeka, Arkivi i Shkruar (i etnologjisë dhe folklorit), Arkivi Audio-Vizual. Të dhënat dhe pasuria arkivore mbledhur ndër vite kanë bërë të mundur krijimin e një prej arkivave më lëndën më të pasur në rajon e me gjerë konceptuar për qëllime studimore.

VEPRIMTARIA

Instituti i Antropologjisë Kulturore, si institucion  i kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë  në Shqipëri ka dy shtylla kryesore. 1. Aktiviteti primar i IAKSA-së  është kërkimi shkencor në lëmin e etnologjisë, folklorit dhe artit. 2. Mësimdhënie në nivelin master dhe doktoraturë në fushat përkatëse.

IAKSA-së boton çdo vit në dy numra revistat shkencore “Kultura popullore” , “Studime për artin” si dhe përmbledhësin  “Ҫështje të folklorit shqiptar”.

 

 

 

kontakt

Instituti i Antropologjisë Kulturore
dhe Studimit të Artit

Rr. "Naim Frashëri" Nr. 1
Tiranë

Akademia e Studimeve Albanologjike

Selia Qendrore

Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 3
Tiranë

Tel: +355 42 240 713
Email: info@qsa.edu.al

Qendra e Enciklopedisë Shqiptare

Sheshi "Fan Noli", Nr. 7
Tiranë

Ky portal është aktualisht në proces ndërtimi dhe përpunimi të informacionit.
+