Instituti i Historisë

Instituti i Historisë u themelua në vitin 1972 (1940) dhe ka si objekt studimin e historisë së popullit shqiptar brenda dhe jashtë shtetit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme.

Qëllimi i tij është përgatitja dhe botimi i monografive, artikujve, përmbledhjeve dokumentare, si dhe organizimi e pjesëmarrja në veprimtari shkencore si: simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, workshope, konferenca që hedhin dritë mbi historinë e zhvillimeve ekonomike-shoqërore, kulturore, politike, diplomatike të Shqipërisë në shkallë ballkanike, evropiane dhe më gjerë.

INSTITUTI I HISTORISË

Drejtime kryesore

Historia e popullit shqiptar në periudhën e mesjetës paraosmane

Historia e Shqipërisë nën sundimin osman (shek. XVI-XVIII)

Rilindja Kombëtare Shqiptare

Shteti i Pavarur Shqiptar (1913-1939)

Historia e Shqipërisë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore

Shqipëria në periudhën e regjimit komunist (1944-1990)

Probleme të historisë së trojeve etnike dhe diasporës gjatë shek. XX

arkivi

Fondet

Arkivi i Institutit të Historisë përbëhet nga dokumente të sjella nga ekspeditat e studiuesve pranë arkivave të huaja, nga materiale të ndryshme të sjella nga biblioteka dhe institucione të tjera shkencore etj.

Ky arkiv është i pasur me dokumente arkivore dhe monografi të pabotuara. Ai ruan dokumente të sjella nga arkivat amerikane, arkivat britanike, arkivat franceze, arkivat austriake, arkivat italiane, arkivat turke, arkivat greke, bullgare, arkivat e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë e Serbisë.

Fondet e këtij arkivi përbëjnë bazën kryesore burimore jo vetëm për punimet e botimet shkencore të deritanishme nga punonjësit e Institutit, por edhe më gjerë. Për arsye të vlerave burimore dhe shkencore, ky arkiv shërben si një ndër referencat kryesore të hulumtimeve shkencore.

kontakt

Instituti i Antropologjisë Kulturore
dhe Studimit të Artit

Rr. "Naim Frashëri" Nr. 1
Tiranë

Akademia e Studimeve Albanologjike

Selia Qendrore

Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 3
Tiranë

Tel: +355 42 240 713
Email: info@qsa.edu.al

Qendra e Enciklopedisë Shqiptare

Sheshi "Fan Noli", Nr. 7
Tiranë

Ky portal është aktualisht në proces ndërtimi dhe përpunimi të informacionit.
+