QENDRA E ENCIKLOPEDISË SHQIPTARE

QENDRA E ENCIKLOPEDISË SHQIPTARE

historiku

Informacion rreth Qendrës së Enciklopedisë Shqiptare

Qendra e Enciklopedisë Shqiptare (QESH) është themeluar me vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASH) në korrik 1998 duke trashëguar bazën e Sektorit të Enciklopedisë të themeluar më 1981.

QESH është institucion kërkimor-shkencor, që organizon punën për hartimin dhe botimin e veprave të karakterit enciklopedik.

QESH ka bashkëpunuar me institutet e sistemit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ndërsa sot me institutet e sistemit të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), me universitetet e vendit dhe me institucione të tjera kërkimore-shkencore, si edhe me specialistë të veçantë. QESH bashkëpunon gjithashtu me institucione kërkimore-shkencore, me universitete, si edhe me specialistë të veçantë në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi, si edhe në diasporën shqiptare.

Veprimtaria kryesore e QESH është hartuese, redaktuese, përgatitëse botimesh, plotësuese dhe organizuese. Ajo mbulon të gjitha fushat e shkencës, të ekonomisë, të kulturës, të artit, të teknikës, të sportit etj., që përfshihen në Fjalorin Enciklopedik dhe në Enciklopedinë shqiptare me përqendrim në disiplinat e ndryshme të fushës së albanologjisë.

botime

Vepra të botuara të QESH:

Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë 1985, 1246 f.

Kosova në vështrim enciklopedik, Tiranë 1999, 213 f.

Fjalor enciklopedik shqiptar, 3 vëll., Tiranë 2008-2009, 3061 f.

kontakt

Instituti i Antropologjisë Kulturore
dhe Studimit të Artit

Rr. "Naim Frashëri" Nr. 1
Tiranë

Akademia e Studimeve Albanologjike

Selia Qendrore

Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 3
Tiranë

Tel: +355 42 240 713
Email: info@qsa.edu.al

Qendra e Enciklopedisë Shqiptare

Sheshi "Fan Noli", Nr. 7
Tiranë

Ky portal është aktualisht në proces ndërtimi dhe përpunimi të informacionit.
+